75 Mall Live Search
14:04 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Pas raportimeve se u kap me drogë, këngëtari Shpat Kasapi shkarkohet nga pozita në qeverinë maqedonase

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita e këshilltarit të tij.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar vetë Artan Grubi.

Shkarkimi i Kasapit erdhi pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorgje Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave atje, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

Ndërsa vetë Shpat Kasapi në njoftim për medie e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tij, ai aktualisht gjendet në Tiranë për xhirimet e festave të fundvitit.