75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas raportimeve të shumta për mos-respektim të masave anti-COVID në Prizren, mbyllen disa lokale e shqiptohen gjoba

Pas raportimit të Indeksonline se në disa lokale të caktuara në Prizren nuk po respektohet masat anti-COVID dhe se kjo po lejohet nga inspektorët përgjegjës, së fundi janë ndërmarrë masa shtesë për monitorimin e kësaj situate.

Në një njoftim për media nga Policia Rajonale e Prizrenit u tha se në 24 orët e fundit është ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe sheshet kryesore në Prizren, transmeton Indeksonline.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren”, thuhet në njoftim.

Gjatë kryerjes së këtij operacioni thuhet të jenë gjetur parregullsi dhe shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë mbyllur 2 lokale afariste,

2. Janë shqiptuar 2 dënime për subjekte nga 500 euro,

3. Janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro,

4. Janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distancës,

5. 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe

6. 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

“Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/