Pas raportimit të Indeksonline, Gjykata në Pejë urdhëron zhvarrosjen e foshnjës në Istog!

Një muaj më parë, Indeksonline kishte raportuar për një vdekje të dyshimtë në fshatin Serbobran të Istogut. Një foshnje 4 muajshe ishte gjetur pa shenja jete dhe ishte varrosur të nesërmen pa iu bërë fare autopsia.
Dyshimet për vdekjen e foshnjës ishin konkrete pasi që prindërit e viktimës, Diamanta Dukellaj dhe Besnik Kabashi janë të njohur në Polici si përdorues të narkotikëve.
Pas raportimit të Indeksonline, Gjykata Themelore në Pejë ka urdhëruar zhvarrosjen e foshnjës për tu dërguar në IML për autopsi.
“Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”./Indeksonline/