17:05 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

Pas raportimit të Indeksonline, Kompania e Pastrimit i zbraz komplet kontejnerët në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Dje Indeksonline publikoi një video në lagjen “Arbëria” Prishtinë, ku shihej se si punëtorët e Kompanisë së Pastrimit nuk i zbrazin komplet kontenjerat e mbeturinave.

Sot, punëtorët e Pastrimit janë përkujdesur që kontenjerët të zbrazën krejt.

Videoja kritikuese duket se e ka vetdijësuar kompaninë e “Pastrimit”./Indeksonline/