75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas raportimit të Indeksonline, komuna i vë gjobë qytetarit

Drejtoria e Inspekcionit në kryeqytet ka gjobitur qytetarin që ka hedhur disa mbetje ndërtimore nga kati i 8 i një ndërtese në lagjen Emshir.

Lidhur me këtë rast, Indeksonline ka raportuar gjatë ditës.

Derisa për gjobën e shqiptuar përmes Facebook, ka njoftuar drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Falënderojmë qytetarët që po na njoftojnë për rastet e tilla, edhe përmes mediave. Kemi thënë që inspektorët më të mirë janë vet banorët e Kryeqytetit. Meqë pronari nuk ishte në vendngjarje, gjobën e shqiptuar e merr të hënën në zyrë të Inspekcionit”, ka shkruar ai në Facebook.