Nis rregullimi i rrugës Vërmicë-Prizren, pas raportimit të IndeksOnlinet

Mbrëmë IndeksOnline ka raportuar për rrugën Vërmicë-Prizren, në të cilën ishte çarë rruga dhe kishte filluar të shembej një pjesë tek anësoret.
Si pasojë e kësaj shoferët shfrytëzonin vetëm njërën anë të rrugës, gjë që paraqiste rrezik të madh për jetët e tyre.

Por pas raportimit të IndeksOnlinet, kompania përgjegjëse për rregullimin e rrugëve është parë në mëngjes duke punuar për ta eliminuar prishjen.
Siç duket punëtorët kanë gërryer dhe kanë pastuar këtë pjesë ku nesër do të benohet pjesa tek anësoret dhe do të punohet në shtrimin e asfaltit./IndeksOnline/
