75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas raportimit të IndeksOnline, Policia arreston Ikballe Berisha- Huduti

Tri ditë pasi Ikballe Berisha- Huduti reagoi për vrasjen e gjeneralit famëkeq të Iranit, Qasim Soleimani, Policia e Kosovës e ka arrestuar atë sot.

IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht se si Huduti, një predikuese e dyshimtë fetare në Kosovë ka dal me një qëndrim skandaloz rreth kësaj vrasje.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për IndeksOnline arrestimin e të dyshuarës.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/