75 Mall Live Search
19:15 / E Premte, 23 Maj 2025 / MSH

Pas raportimit të IndeksOnline, policia gjobit shoferin që ngiste autobusin në kahje të kundërt

IndeksOnline gjatë ditës raportoi për një rast të rrezikimit të trafikut.

Një shofer vendosi të ngasë autobusin në kahje të kundërt, duke rrezikuar veten, udhëtarët e autobusit dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se është verifikuar rasti dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë, shkruan IndeksOnline.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas dispozitave të trafikut rrugor dhe është plotësuar fletëparaqitja përkatëse.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kujton se sjelljet e tilla nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit” bën të ditur policia.