75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / A. M.

Pas raportimit të Indeksonline, policia largon lypësit në sheshin e Podujevës!

Autoritetet e sigurisë kanë larguar lypsarët  nga sheshi i Podujevës.

Komandanti i Stacionit të PK-së në këtë komunë, Isak Ejupi ka konfirmuar për “Indeksonline” largimin e këtyre personave.

“Po, konform ligjeve, personat në fjalë janë larguar nga sheshi”, është shprehur ai.

Ndryshe, Indeksonline raportoi gjatë ditës së sotme për lypësit e komunitetit ashkali.