Pas raportimit të IndeksOnline, Policia gjobit vozitësin që tejkaloj në dy vija të plota!

Policia e Kosovës ka marrë masa menjëherë pas këtij publikimit të lajmit.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se vozitësi është gjobitur me 150 euro.
“Policia e Kosovës përmes mediave online ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.
Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/
