Pas raportimit të Indeksonline, pritet intervistimi i zyrtares së Komunës së Pejës, e përfshirë në rastin “Orenda”

Vera Kolgjeraj, zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pritet të intervistohet sot nga organet e drejtësisë dhe sigurisë.
Ky veprim i organeve të shtetit vije pas publikimit të një shkrimi nga Indeksonline.
Kolgjeraj ishte e involvuar në rastin e rrahjes dhe maltretimit të të moshuarës Minire Nura. Tri infermiere të shtëpisë së pleqve “Orenda” u është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj.