75 Mall Live Search
13:01 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas raportimit të Indeksonline, qytetarit i gjendet vetura e vjedhur dje në Veternik

Disa persona të maskuar një qytetarit (emër i njohur për redaksinë) i kishin vjedhur dje veturën nga oborri i shtëpisë, përkatësisht në lagjen Veternik të Prishtinës.

Indeksonline mëson se vetura e vjedhur është gjetur sot në qytetin e Prizrenit.

Po ashtu për këtë, në shenjë falendërimi, në adresë të “Indeksonline” ka ardhur ky informacion, ku bëhet e ditur se vetura është gjetur falë mediumit tonë.

Mësohet se vetura është gjetur nga disa shokë të pronarit të veturës.

Ndryshe, vetura ishte  vjedhur mbrëmë në ora 02:00 pas mesnate.

Targat e veturës janë ZH 93346, lloji ‘Pasat’./Indeksonline/

I vidhet vetura në oborr të shtëpisë, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur