75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas raportimit të IndeksOnline, suspendohen 2 zyrtarët policorë që thyen rregullat anti-COVID dhe rreshteri i tyre

IndeksOnline, mbrëmë ka publikuar një video, duke raportuar se disa zyrtarë të Policisë së Kosovës, gjegjësisht dy, në komunën e Pejës, shihen duke pirë kafe në një lokal pas orës 20:00, përkundër masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, s’ka vonuar dhe Inspektorati Policor i Kosovës, ka marrë menjëherë masa, të dy këta zyrtarë policorë bashkë me një rreshter janë supsenduar nga detyra.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Veton Elshani zëvendëskomandati i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës.

“Pasi që ka dalë një video-inçizim në media, e kemi kuptu rastin dhe kemi nis menjëherë intervistimin. Në ndërkohë na ka ardhë rekomandimi nga IPK për suspendim, rekomandimi.

Pas marrjes së deklaratave të nesërmen në mëngjes i kemi suspendu tre zyrtarët, dy policë dhe mbikqyrësin e për trajnim fushor të tyre”, ka thënë Elshani.

IndeksOnline po ashtu mëson se dy zyrtarët e suspenduar që thyen masat janë: Arbijas Mulaj dhe Osman Selmanaj.

Në tekstin më poshtë e gjeni videon e dy policëve të suspenduar: