Pas Rashfordit, Aston Villa nënshkruan edhe me Asension

Aston Villa ka bërë edhe një tjetër goditje pas asaj të Marcus Rashfordit.
Skuadra nga Birminghami, ka arritur të sigurojë shërbimet e lojtarit të PSG-së, Marco Asensio.
Ish-ylli i Real Madridit, do të vijë te Aston Villa në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Asensio, këtë sezon ka bërë vetëm 16 paraqitje për “Parizienët”, duke shënuar vetëm 2 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/