75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / C E

Pas Rashicën, edhe Valon Berisha gëzon babin me një super veturë

Pas Milot Rashicës edhe Valon Berisha ka gëzuar babin e tij me një super veturë.

Ylli i Reims ka prezantuar një veturë të tipit Audi E-tron SUV që do t’ia dhuroj babait të tij, shkruan Indeksonline.

Ai e ka blerë të re veturën dhe çmimi i saj fillon nga 80.000 euro dhe punon me rrymë.

Berisha së fundmi ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Reims në Francë dhe do të luaj së bashku me Arbër Zenelin. /IndeksOnline/