Pas rasteve të shumta me COVID 19 edhe “American School of Kosova” kalon online

Rritja e numrit të rasteve me COVID 19 është duke krijuar vështirësi në jetën sociale në përgjithësi në Kosovës, po më së shumti është duke u goditur sistemin arsimor në Kosovë.
Pas njoftimit të shkollës fillore ‘Meto Bajraktari” në Prishtinë, së me rritjen numrit të infeksioneve janë detyruar që nga nesër të kalojnë online, njëjtë është duke ndodhur edhe me shkollën private “American School of Kosova”.
Në bazë të një njoftimi që ju është dërguar nxënësve që ka siguruar IndeksOnline, nuk është specifikuar arsyeja në tabelë, megjithatë burimet kanë thënë se kalimi online është bërë pas shtimit të rasteve me koronavirus, që kanë prekur edhe këtë institucion të arsimit privat në Kosovë.
Ndërkohë në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sa i përket situatës me pandeminë në Kosovë, është bërë e ditur se sot janë shënuar edhe 529 raste të reja, ndërsa 6 persona e kanë humbur betejën me COVID 19.
