11:11 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas rastit të Florencit, rrëfehet Getinjo: Edhe unë e kam përjetuar tmerrin e burgjeve në Evropë (Foto)

Është ndarë nga jeta Florenc Beqiraj, shkodrani i cili qëndronte azil në Francë dhe përfundoi i masakruar në një nga burgjet e Marsejës. Ditën që lamë pas atij iu hoqën aparaturat artificale, ngase mundësia për shërim total ishte pothuajse zero.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë fytyra të njohur publike të cilat e konsideruan këtë rast si të tmerrshëm. I pari që reagoi ishte reperi Noizy duke vazhduar edhe me shumë fytyra të njohura publike.

Kurse i fundit që ka reaguar është edhe reperi Getinjo , i cili përmes një shkrimi të publikuar në “Instagram” ka ndarë dhimbjen me familjarët e Florencit dhe ka treguar se të njëjtën gjendje si ai e ka përjetuar edhe vet Getinjo.

“Njëjt si Florenci kam përjetuar edhe unë jetën pa dokumenta në Evropë, e di që ai djalë ka jetu atë jetë sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër ndoshta, dhe unë e di çfarë tortura bëjnë nëpër burgje të Evropës me neve shqiptarët sepse edhe vet e kam përjetu, por për fat i kam shpëtuar të keqes…lutem që të digjen ato duar pa ndjenja të atyre njerëzve apo atyre të pa shpirt që e kanë bërë këtë të zezë! Marre për shtetin tonë që një pikë përgjegjësie nuk e mbajnë, marre! Pusho i qetë Lorenc o shpirt luftarak! Ngushëllime familjes, ngushëllime popullit tonë të pa mbrojtur” , ka shkruar reperi./Indeksonline/

??

A post shared by GETINJO (@getinjo) on