75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 03 Tetor 2025 / KV

Pas reagimit të Komunës së Drenasit, KRU “Prishtina” del me njoftim për mungesën e ujit

Vetëm pak orë pasi Komuna e Drenasit reagoi ashpër ndaj KRU “Prishtina” për ndërprerjet e vazhdueshme të ujit dhe mungesën e njoftimeve zyrtare, kompania ka dalë me një informatë publike, transmeton IndeksOnline.

Në njoftimin e sapo publikuar, KRU “Prishtina” bën të ditur se: Në fshatin Shtrubullovë ka ndodhur një pëlcitje e gypit kryesor FI 225 mm, që furnizon me ujë këtë zonë.

Defekti është shënuar që të martën por deri sot nuk ka pas asnjë informacion pse ka mungesë të ujit.

Mjeku tha se aktualisht janë të mobilizuara dy ekipe teknike për ta rregulluar problemin.

Ky sqarim erdhi vetëm pas presionit publik nga Komuna e Drenasit, e cila akuzoi kompaninë për neglizhencë, sjellje të qëllimshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të saj./IndeksOnline/