Pas reshjeve të shiut, rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për mediat ka thënë se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 6.53 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Badocit është 9.75 metra nën kuotën maksimale.
Sipas njoftimit nga java e kaluar, Liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më e theksuar ka ndodhur në Liqenin e Batllavës rreth 1.61 metra.