17:40 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas reshjeve të shiut, shumë shtëpi mbesin të ngujuara në komunën e Drenasit (Video)

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në 24 orët e fundit në mbarë vendin ka bërë që mbi 40 shtëpi të mbesin të ngujuara në fshatin Zabel i Ulët dhe një pjesë e Komoranit 4 në lagjen Bogiqi.

Lumi i cili ka dalë nga shtrati i tij që nga mesnata e kaluar ka bërë që niveli i tij të shkoj duke u rritur vazhdimisht.

Me gjithë gjendjen e krijuar në teren Komuna e Drenasit ende nuk ka aktivizuar emergjencat e saj për tu dal në ndihmë banorëve të prekur. /Indeksonline/