75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas rezultateve të dobëta, Prishtina largon trajnerin

KB Prishtina dhe trajneri Teo Hojc i kanë ndarë rrugët pas rezultateve të dobëta kohët e fundit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina ka treguar se trajneri ka marrë përgjegjësinë për rezultatet negative.

Ky është trajneri i dytë që largohet këtë edicion nga Prishtina, pasi para Hojc ishte larguar pejani, Bujar Loci.

Ky është njoftimi i klubit:

Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar.

Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij.