75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / AR

Pas ribashkimit, aktorja e njohur i bën surprizën romantike partnerit

Dy aktorët e serialit “Premtimi” Ozge Yagiz dhe Gokberk Demirci janë bashkë edhe në jetën përtej kamerave.

Çifti këtë vit pësoi një krizë në marrëdhënien e tyre duke qëndruar për disa kohë të ndarë, por muajin e kaluar ata u ribashkuan duke dalë dhe bashkë publikisht.

Së fundmi Gokberk ka patur ditëlindjen dhe mbushi 33 vjeç. Me këtë rast Ozge e surprizoi me një festë private. Çifti pozuan të lumtur krah njëri –tjetrit, të dy të veshur me të zeza dhe shumë elegantë.