Pas ribashkimit, çifti i njohur ndahen përsëri
Aktori i njohur, Ben Affleck dhe e dashura e tij, Lindsay Shookus kanë ndarë rrugët përsëri.
Një burimi i afërt me revistën ‘People’ deklaroj se distanca ka ndikuar në raportin e tyre.

“Ajo ka një fëmijë dhe një ish bashkëshort si dhe një punë në New York, poashtu Ben e ka familjen e tij dhe një punë në Los Angeles. Edhe pse ata e duan njëri-tjetrin, e kuptuan se kjo lidhje nuk po funksiononte”, u shpreh ky burim për People.

Kjo është hera e dytë që Affleck, 46, dhe Shookus, 38, janë ndarë.Ata së pari e bënë lidhjen e tyre publike në korrik të vitit 2017 dhe u ndanë në fund të gusht të vitit të kalua pak para se aktori të hynte në rehabilitim.
Hera e fundit që ata ishin në publik si një çifti ishte në mars në qytetin e Los Angjelos./Indeksonline/