75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Pas ribashkimit me Mozzikun, Loredana e quan vetën grua!

Reperja e famshme Loredana Zefi po shfaqet tejet e lumtur pas ribashkimit me Mozzikun.

Me ndryshimet drastike që po i bën në pamje, ajo po mahnit të gjithë me dukjen e saj, shkruan Indeksonline.

Sot ndau disa imazhe, duke vënë në fokus ngjyrën e kuqe, të së cilës i bëri edhe dedikim.

“Grua në të kuqe” shkroi ajo, duke marrë vëmendjen e ndjekësve me këtë përshkrim.

“Fort je tu e përdor qet Wifey”, shkroi njëri nga ndjekësit, pasi edhe në imazhet paraprake ka përdorur këtë fjalë./Indeksonline/