Pas rikthimit, zbulohet arsyeja përse u nda “Oasis”-i

Liam dhe Noel Gallagher po shijonin famën kur papritmas u mor vendimi për shpërbërjen e bendit të tyre, Oasis.
Dy vëllezërit e njohur po rikthehen në skenë pas 15 vjetësh, teksa është zbuluar edhe arsyeja se përse ishin ndarë, në radhë të parë.
Sipas mediave britanike, Noeli u largua nga bendi dhe raportohet që arsyeja ka qenë ish-gruaja e tij, Sara MacDonald.
Liami fajëson Sarën për mosfunksionimin e grupit, duke e akuzuar atë për kontroll të panevojshëm, presion në telefonata e grindje në rrjete sociale.
Liami raportohet të mos ketë pasur ndonjë relacion të afërm me gruan e vëllait të tij, me të cilën u konfrontua disa herë publikisht.
Noeli dhe Sara njoftuan se po divorcohen dhjetorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë, masa parashikoi rikthimin e bendit.
Oasisi kanë paralajmëruar rikthimin e tyre me 14 koncerte në Mbretëri të Bashkuar dhe Irlandë, për të vijuar më pas turin botëror./Indeksonline/