12:04 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas Rita Orës, edhe Ava Max probleme me frymëmarrjen

Rita Ora kohë më parë kishte treguar se ka probleme të here pas hershme me frymëmarrjen.

E një problem të tillë si duket e ka edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max, shkruan Indeksonline.

Pas angazhimeve të shumta dhe lodhjes, Ava ka postuar një imazh në ‘InstaStory’ derisa shihet me ‘aerosol’ që i ndihmon që të ketë një frymëmarrje të qëndrueshme.

“Duke shkuar për prova” ka shkruar këngëtarja përkrahë imazheve.

Ndërkohë pas suksesit të padiskutueshëm me këngën ‘Sweet but Psycho’ ajo ka publikuar edhe projektin e ri ‘So Am I’./Indeksonline/