Pas Ronaldos, as Messi nuk luan në ndeshjen e sotme

Lionel Messi është në dyshim për të luajtur në ndeshjen e sotme mes Inter Miamit dhe Al Nassr.
Sipas mediave saudite, argjentinasi po vuan nga disa shqetësime nga ndeshja ndaj Al Hilalit dhe mund të mos luaj në ndeshjen e sotme, shkruan IndeksOnline.
Nga ana tjetër është e sigurt se Cristiano Ronaldo nuk do të luaj për skuadrën e Al Nassr.
Ylli portugez ishte lënduar disa javë më parë, por përkundër se punoi shumë për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, megjithatë nuk ia doli.
Ndeshja mes Al Nassr dhe Inter Miamit do të nis nga ora 19:00./IndeksOnline/