20:33 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Pas rrahjes së vajzave në “Për’puthen”, reagon Autoriteti i Mediave Audiovizive

Më në fund ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive për skandalin e dy ditëve më parë në “Për’puthen”, ku Lea gjuajti me shpullë Irisin.

Në lidhje me këtë ngjarje më herët kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur, ndërsa vetë produksioni vendosi të pezullojë nga programi Lean, Orsiolën dhe Donaton.

Së fundmi në reagimin e tyre Autoriteti i Mediave Audiovizive shkruan se është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni.

Reagimi i plotës i AMA:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.

Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare. /albeu