Pas Rrahmanit shënon edhe Ermal Krasniqi

Sparta Praga ka arritur të kaloj me sukses në play-offin e Conference League.
Skuadra çeke e eliminoi Ararat Armenia, me rezultat të përgjithshëm, 6-2, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e sotme, Sparta shënoi fitore me rezultat 2-1, ku golat u shënuan nga dy futbollistët kosovar, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
”Lewandowski” i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e 23-të, ndërsa Ermal Kransiqi në 90+2./IndeksOnline/