Pas rrugëtimit frymëzues, Dreshaj bëhet specialisti më i ri gastroentrologjisë me hepatologji
Gramos Dreshaj është specialisti më i ri i gastroentrologjisë me hepatologji.
Rrugëtimi i tij 5-vjeçar nisi në disa qendra të ndryshme universitare, si në Kairo, Palermo, Pragë, Dubrovnik, Vjenë e Berlin.
Me rastin e diplomimit të tij, ai falënderoi komisionin vlerësues, të cilët e përkrahen në këtë rrugëtim të rëndësishëm, shkruan IndeksOnline.

Emocionues ishte po ashtu falënderimi i tij për departamentin universitar, të cilët i qëndruan pranë në çdo hap të specializimit.
“Gati për kapitullin e radhës me përgjegjësi, përkushtim dhe pasion për profesionin” deklaroi Dreshaj.

Ky është njoftimi i tij:
Një rrugëtim i gjatë, plotë sfida, sakrifica dhe mësime të vlefshme, sot u kurorëzua me sukses. Përfundova provimin specialistik dhe tashmë mbaj titullin Specialist i Gastroenterologjisë me Hepatologji. Falënderimet i takojnë Zotit, pastaj familjes time të cilët më përkrahen në çdo moment.
Falënderim i veçantë për komisionin vlerësues: Prof. asoc. dr. Zaim Gashi- kryesues
Prof. asoc. dr. Argjira Juniku-Shkololli -anëtare
Dr. Fadil Sherifi dr. sci. -anëtar
Falënderim i përzemert per mentoren time Dr. Aida Polloshka mr.sci. e cila më qëndrojë pranë ne çdo hap te specializimit dhe drejtoreshen e Klinikes se Gastroenterologjisë Dr. Fitore Komoni.
Falënderoj poashtu Drejtorin e DSHB-së (M. Sh.), Prof. asoc. dr. Milazim Gjocaj dhe Dr. Hedije Maloku për mirëkuptim të vazhdueshëm gjatë specializimit.
Gati për kapitullin e radhës me përgjegjësi, përkushtim dhe pasion për profesionin.

