75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / Gj. Sh

Pas Selimit, Flamurtari transferon edhe Lorenc Trashin

Futbollisti Lorenc Trashi është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi 32-vjeçar është rikthyer në kampionatin e Shqipërisë, ku është zyrtarizuar te skuadra e Flamurtarit, shkruan IndeksOnline.

Ai sezonin e fundit ishte pjesë e Kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Trashi është futbollisti i dytë i cili nga Superliga e Kosovës transferohet te skuadra e Flamurtarit.

Kuqezinjtë e Vlorës, këtë afat kalimtar kanë nënshkruar edhe me sulmuesin anësor, Trimror Selimi, nga skuadra e Llapit./IndeksOnline/