75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas sëmundjes, Naomi Campbell heq paruken

Supermodelja Naomi Campbell ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku ajo tregoi flokët e saj natyrale.

Campbell vuri në dukje se flokët e saj po ktheheshin ngadalë pas shërimit.

Naomi shihet zakonisht me parukë ose kapele, dhe tani ajo vendosi t’i tregojë gjithçka fansave të saj.

Vitin e kaluar, modeli tha në publik se ajo pothuajse mbeti pa flokë për shkak të ndryshimit të shpeshtë të flokëve.

Gratë që në këtë mënyrë ndërrojnë format e flokëve të tyre mund të vuajnë nga alopecia qendrore centrifugale cikatriciale, e cila shpesh njihet si e përhershme.