Pas sëmundjes së rëndë, vdesin dy veteranë të UÇK-së nga Kaçaniku!

Pas një sëmundje të rëndë, kanë ndërruar jetë dy ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku.
Faqja lokale e kësaj komune, “S’je kaçanikli, nëse” bën të ditur se bëhet fjalë për Xhemal Demën dhe Ruzhdi Kukën.
Varrimi i tyre bëhet në varrezat e veteranëve, në dalje të Kaçanikut. /Indeksonline/

