75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas serbëve “çmenden” edhe rusët: Pse ushtarët shqiptarë ishin në Kosovë?

Media zyrtare ruse ka shkruar në lidhje me ushtarët shqiptarë që kanë kaluar në Kosovë, së bashku me forcat aleate të NATO-s.

“Sputnik” citon “Blic”-in serb në raportimin e saj, ndërsa shton edhe detaje interesante.

Gjithnjë sipas kësaj medie ruse, në veriun e Mitrovicës ishin 300 deri 500 ushtarë, ndërsa nuk munguan as ata me flamurin shqiptar, në kuadër të NATO-s,shkruan BW. “Sputnik” thotë se përpos ushtarëve shqiptarë, në delegacionin e NATO-s kishte edhe ushtarë malazezë.

Duke cituar një burim diplomatik serb, media ruse thotë se ushtarët shqiptarë dhe ata malazezë duket se “kanë pasur bashkëpunim” dhe veprimet e tyre janë koordinuar nga NATO dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë. /Indeksonline/