75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Pas Seskos edhe Oblak në dyshime për ndeshjen ndaj Kosovës

Lajme të mira për Kosovën në prag të ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Mediat sllovene raportojnë se portieri i Atletiko Madridit, Jan Oblak ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungoj të shtunen. shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, Federata ka frikë se Oblak nuk do të mund të rikuperohet nga këto probleme.

“Sportklub.n1info.si”, shkruan se Oblak nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët nga e hëna në të mërkurën, por gjithashtu nuk është rikthyer për në Madrid. Ai i kaloi këto ditë në terapi intensive dhe fitnes, por mbeti i fokusuar për të qenë gati për Slloveninë pavarësisht dhimbjeve të shumta.

Problemi për Slloveninë, nga ana tjetër, është se trajneri slloven Matjaz Kek ka mjaft dhimbje koke përpara një ndeshjeje jashtëzakonisht të rëndësishme, duke parë të dhënat shëndetësore të ekipit të përzgjedhur.

Ylli i Sllovenisë dhe Manchester United, Benjamin Šeško, është përjashtuar për shkak të një dëmtimi në gju./IndeksOnline/