75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Pas sezonës së suksesshme, ku mbeti Don Xhoni?

Vera e vitit 2021 ka rezultuar mjaftë e suksesshme për reperin nga Drenica, Don Xhoni.

Ai ka qenë i angazhuar me koncerte të shumta në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan Indeksonline.

Tani duket se ka vendosur që t’i bëjë disa ditë pushimi në Venecia të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes disa postimeve në Instastory.

Aty shihet se është i shoqëruar nga miqtë e tij, duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Kujtojmë që reperi ka premtuar që së shpejti do të sjellë në treg këngën e re, por datën e publikimit ende e ka lënë ‘befasi’./Indeksonline/