Pas shefit të NATO-s, edhe Shekerinska kërkon përgjegjësi për Banjskën – pa dialog s’ka stabilitet
Në një intervistë për Telegrafin, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka folur për mesazhet kryesore që dolën nga takimi i ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, rritjen e investimeve në mbrojtje pas samitit të Hagës, mbështetjen për Ukrainën si dhe rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Ajo theksoi se fokusi i Aleancës… mbetet zbatimi i vendimeve strategjike, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe uniteti mes aleatëve, ndërsa për Kosovën nënvizoi rëndësinë e KFOR-it, nevojën për llogaridhënie nga Serbia për ngjarjet e vitit 2023 në Banjskë dhe domosdoshmërinë e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit si rruga e vetme drejt stabilitetit afatgjatë në rajon.

