18:25 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / AR

“Pas shiut vjen dielli”, ndahet çifti i famshëm

Futboillsti Wesley Hoedt dhe këngëtarja Emma Heesters i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e dha vet këngëtarja përmes një postimi në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ky deklarim nga ajo erdhi pasi më parë kishin qarkulluar lajme se Hoedt e ka tradhtuar.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas ❤️ gëzime për të gjithë gratë dhe burrat e fortë! Me këtë që u tha, unë do të doja gjithashtu t’ju bëj të ditur se Wesley dhe unë nuk jemi më në një lidhje. Zemra ime është e thyer, por kurrë nuk do të pendohem për kohët e mahnitshme që patëm së bashku. Pas shiut vjen dielli. ☀️❤️ Ju lutemi jini të sjellshëm dhe respektoni privatësinë tonë në këtë çështje. Nuk do të jap më deklarata për këtë. Faleminderit!”, shkroi ajo.

Dyshja kishin qenë në lidhje që nga 2020./Indeksonline/