75 Mall Live Search
12:40 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas shkarkimit nga Haradinaj, Rikallo zë pozitë në Qeverinë e Serbisë

Ministri serb i shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj, Nenad Rikallo, pa vonuar shumë është punësuar në Qeveri.

Bëhet fjalë për në Qeverinë e Serbisë, ku Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt.

Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës.

E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019. Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015. /Indeksonline/