Pas shkarkimit nga Milani, Fonseca bëhet menjëherë me punë të re / Rikthehet në Ligue 1

Paulo Fonseca ka gjetur menjëherë punë të re pasi u shkarkua nga skuadra e Serie A, AC Milan javë më parë.
Fonseca është emëruar trajner i Lyonit, duke nënshkruar kontratën deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline
Ish-trajneri i Lillet dhe Milanit, me vete ka marrë edhe stafin e tij, duke përfshirë këtu legjendën, Paulo Ferreira (asistent i parë), Antonio Ferreira, Paulo Mourao, Nelson Duarte, Jorge Maciel dhe Damien Della.
Fonseca dhe stafi i tij do të kenë një mision të arrijnë nivelin e lartë, atë kualifikimin në UEFA Champions League./Indeksonline/
🚨 @PFonsecaCoach est notre nouvel entraîneur ! 🔴🔵
— Olympique Lyonnais (@OL) January 31, 2025
Bienvenue, Paulo ! 🤝