Pas shkarkimit të Arben Vitisë, Ahmeti emëron këtë person drejtor të Shëndetësisë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka emëruar drejtorin e ri të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashin.
Këtë post deri më tash e ka mbajtur Arben Vitia, i cili edhe është shkarkuar nga Ahmeti pothuajse një muaj më parë.
‘Sot kam emëruar drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashin. Dr. Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor. Bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunën tone, Dr. Bujari është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformen në Shëndetësinë primare në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ahmeti./Indeksonline./