Pas shkarkimit të Postecoglout, Nottingham hidhet në sulm për Roberto Mancinin

Pasi e shkarkoi Ange Postecoglou nga pozita e trajnerit, Nottingham Forest ka nisur punën për zëvendësimin e tij.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze bëri një ofertë zyrtare për Roberto Mancinin, shkruan IndeksOnline.
Bisedimet mes paleve kanë filluar, derisa tekniku itialian nuk ka dhënë ende asnjë shenjë për planet e tij të ardhshme.
Ndërkohë mediat angleze raportojnë se opsioni tjetër i Nottingham Forest mbetet Sean Dyche./IndeksOnline/