15:21 / E Hënë, 11 Prill 2022 / LB

Pas shkarkimit të Sinanit, Shqiprim Arifi rizgjidhet kryetar i Preshevës

Më 20 vota për, Shqiprim Arifi është rizgjedhur kryetar i Preshevës. Kujtojmë se Ardita Sinani, e cila udhëhoqi për 11 muaj këtë komunë, u shkarkua gjatë ditës së sotme nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Preshevës.

Arifi kishte qenë kryetar i Preshevës edhe më herët.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti ka takuar spektrin politik shqiptarë në Luginë, përvec Arifit, i cili ka bojkotuar këtë takim.