Pas shkarkimit të Spalletit, Inter vendos për të ardhmën e Handanovic
Portierit dhe kapitenit të skuadrës së Inter , Handanovic, sipas raporteve të fundit nga Calciomercato do ti ofrohet një kontratë e re nga drejtuesit e Interit.
Slloveni ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme për Interin këtë sezon dhe gjithashtu ai ka kontratë për 3.2 milionë euro në sezon deri në vitin 2021 me skuadrën italiane.
Drejtuesit e Interit do të mundohen që ta bindin portierin nga sllovenia për një rinovim të mundshëm me një 1 vit, me një kontratë deri në vitin 2022. /IndeksOnline/