75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas shkurorëzimit nga vajza e tij, kërcënon ish-dhëndrrin: Më ke borxh një gjak!

Në Komunën e Rahovecit, me datë 05.12.2018, ka ndodhur një rast i cilësuar si kanosje. Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte kanosur dhëndrin e tij pas seancësgjyqësore të  shkurorëzim të vajzës së tij S.E., dhe dhëndrit D.E., ku kishte telefonuar të njëjtin duke i thënë që “nga nesër më ke një gjak borxh” .

I pandehuri S.P. kështu kishte kryer veprën penale të Kanosjes nga neni 185 par.2 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit për të njëjtin me date 06.12.2018, ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej një muaji, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.