75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 15 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Pas shpalljes fitues, Fredi Beleri reagon nga qelia: Demokracia fitoi

Pas shpalljes së fitores në Himarë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bleri ka reaguar nga paraburgimi

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është shkruar se sot kanë fituar qytetarët e Himarës.

Postimi:

Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!