Pas shpalljes së zgjedhjeve, Osmani takon Prattipatin
Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, e para e vendit Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ë ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, znj. Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.
Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik./Indeksonline/

