11:32 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / k.v

Pas shpërthimeve që goditën veriun, sot situata paraqitet e qetë (Foto)

Një ditë pas shpërthimeve që ndodhën në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në pjesën veriore të Kosovës, dy në Mitrovicën Veriore dhe një në Zubin Potok, sot situata është e qetë.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po përcjell nga afër situatën në këtë pjesë.

Sot para zyrave të KQZ-së në Mitrovicën Veriore ku ndodhen dy shpërthime të fuqishme, ka vetëm një shirit të policisë që ka mbetur në rrugë që nga mbrëmë.

Aty shihen zyrat e demoluara dhe xhamat e thyer. Pranë këtij objekti nuk ka as edhe një zyrtar të policisë as KFOR-it.

Sot qetësia mbizotëron në gjithë pjesën veriore dhe nuk vërehet ndonjë shtim i forcave të rendit./IndeksOnline/