75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ të kryeqytetit, dje pas mesnate.