18:14 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas shtatë muajsh, Isa Mustafa shfaqet për herë të parë para mediave (Foto)

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban sot mbledhjen e saj të radhës.

Në këtë mbledhje të nisur nga ora 18:00, po merr pjesë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Sipas ekipës së Indeksonline, mediat nuk janë lejuar të futen brenda, derisa Mustafa ka hyrë me makinë në parkingun e bodrumit, për të ardhur në sallën ku po mbahet mbledhja.

Kjo është paraqitja e parë e Mustafës para mediave, pas kthimit nga Gjermania ku ishte për trajtim mjekësor.

Ai kishte mbledhur disa herë nënkryetarët dhe anëtarët tjerë të partisë në takim, por të gjitha ishin mbajtur larg syrit të medias. /Indeksonline/